Ndërlidhjet

Greqi: Mund të bllokohen bisedimet BE-Maqedoni


Qeveria e re socialiste e Greqisë thotë se do t’i bllokoj bisedimet për pranimin e Maqedonisë në BE, derisa nuk zgjidhet çështja e emrit të saj, raporton AP.

Zëvendësministri i jashtëm grek, Dimitris Droutsas, ka thënë se fillimi i bisedimeve për këtë temë në takimin e BE më 7 dhjetor, do të ishte i “pakonceptueshëm” përderisa nuk është zgjidhur çështja e emrit.

Greqia kërkon që Maqedonia ta ndërroj emrin.Për këtë arsye ajo e ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, i cili po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare për siguri në Greqi, ka thënë së shpreson që të dy palët kanë kohë të mjaftueshme për t’i rishqyrtuar pozicionet e tyre deri në takimin e BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG