Ndërlidhjet

NATO: Diskutohet për Afganistanin, Gjeorgjinë dhe Rusinë


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, sot në Bruksel e hapin takimin dyditësh, në të cilin pritet të diskutohet për konfliktin në Afganistan dhe raportet e aleancës me Rusinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

NATO-ja thotë se bisedimet e sotme me Ukrainën dhe Gjeorgjinë do të fokusohen në progresin që kanë bërë këto dy vende lidhur me synimet e tyre për anëtarësim në NATO.

Nesër, pritet të trajtohen angazhimet e aleancës në Afganistan, pas shpalljes së presidentit amerikan, Barak Obama, se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 30 mijë trupa shtesë në Afganistan, për t’i luftuar talibanët dhe militantët e al-Kaidës.

Pritet të mbahet edhe sesioni i këshillit NATO-Rusi, në të cilin merr pjesë edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG