Zyrtarët e ushtrisë pakistaneze thanë se të paktën 10 militantë janë vrarë në veriperëndim të Pakistanit.
Majori Mushtak Ahmed tha sot se shumica ishin vrarë në një vërsulje gjatë natës afër luginës Suat.
Armata e Pakistanit ndërmori këtë verë një ofenzivë kundër luftëtarëve talibanë në luginën Suat, por dhuna episodike ende po e godet rajonin.