Ndërlidhjet

SHBA dhe BE të shqetësuar për Bosnjen



Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë të shqetësuar për mosgatishmërinë e Bosnjë e Hercegovinës për pjesëmarrje të plotë në procesin e integrimit euroatlantik, tha zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stajnberg gjatë një vizite në Sarajevë.

Stajnberg deklaroi se udhëheqësit politikë të këtij vendi duhet të marrin vendime, të cilat do t’i tregojnë NATO-s dhe BE-së se Bosnjë e Hercegovina është e gatshme të bëhet anëtare e barabartë e tyre, dhe shtoi se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme që në këtë rrugëtim të ofrojë ndihmën e saj.
XS
SM
MD
LG