Ndërlidhjet

SHBA: 30 mijë trupave mund t’u shtohen 3 mijë tjera



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se presidenti Barak Obama ka miratuar dislokimin e mundshëm të 3 mijë trupave tjerë për të mbështetur 30 mijë përforcimet në Afganistan.

Gejts i tha Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Senat se Obama i ka dhënë atij autoritetin për të dërguar deri 3 mijë personel mjekësor, analistë të kundërzbulimit, specialistë për çmontimin e bombave dhe trupa tjera mbështetëse për forcat luftarake amerikane.

Të martën, Obama e shpalli vendimin e tij për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë për ta forcuar misionin në Afganistan, ku tashmë janë stacionuar 70 mijë forca amerikane.
XS
SM
MD
LG