Ndërlidhjet

Greqia paralajmëron veto për Maqedoninë



Zëvendësministri i jashtëm grek, Dimitris Drucas ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

I pyetur nëse kontaktet bilaterale me liderët në Maqedoni janë pjesë e procesit që po zhvillohet nën ombrellën e OKB-së, Drucas ka thënë se negociatat për emrin po zhvillohen vetëm nën patronazhin e OKB-së.

“Kontaktet direkte nuk janë të dëmshme, përkundrazi ndihmojnë procesin. Kur keni një linjë të pastër duhet të keni besim në drejtimin tuaj”, theksoi Drucas për gazetës greke “Elefterotipia”

Sot Drucas pati një takim me zëvendës-sekretarin amerikan të shtetit Xhejms Stajnberg, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri grek, Jorgos Papandreu.
XS
SM
MD
LG