Kabineti i Nepalit ka mbajtur sot mbledhjen në një kamp pranë Mont Everestit, për ta nënvizuar rrezikun nga ngrohja globale që i kanoset Himalajeve.
Njëzet e katër ministra, përfshirë kryeministri, vunë maska me oksigjen për takimin e shkurtër që e zhvilluan në kampin Kalafatar, i cili shërben si bazë për ngjitësit e majes më të lartë në botë.
Ngjarja ndodhi disa ditë para takimit ndërkombëtar mni klimën që do të mbahet në Kopenhagë.
Ekspertët kanë paralajmëruar se akujt e Himalajeve mund të zhduken për disa dekada, duke shkaktuar thatësira të mëdha në pjesë të mëdha të Azisë, ku 1.3 miliardë njerëz varen nga lumenjtë që burojnë nga Himalajet.