Ndërlidhjet

Zgjidhet kontesti më i vjetër tregtar në botë



Bashkimi Evropian dhe dy blloqet e vendeve në zhvillim nga Amerika Latine dhe zona e Afrikës, Karaibeve dhe Paqësorit, kanë arritur marrëveshje për tregtinë e bananeve, duke i dhënë fund kontestit më të vjetër tregtar në botë.

Në këtë mënyrë është hequr pengesa e fundit për arritjen e një marrëveshjeje globale mbi liberalizimin e tregtisë, transmeton Reuters.

Organizata Botërore e Tregtisë njoftoi se nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet nga fundi i javës apo në fillim të javës së ardhshme.
XS
SM
MD
LG