Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen paralajmëroi se dërgimi i më shumë trupave në Afganistan nuk është “plumb i argjendtë”, dhe u tha aleatëve të përgatiten për betejë të gjatë.
Rasmusen u tha 28 ministrave të jashtëm të NATO-s se konflikti me talibanët kërkon “përpjekje të vërtetë ekipore”.
Në takimin e sotëm në selinë e alancës, ministrat e jashtëm të NATO-s e diskutuan strategjinë kundër talibanëve dhe Al Kaidës.
Takimi vjen disa ditë pasi presidenti Barak Obama shpalli se ka vendosur të dërgojë edhe 30 mijë trupa amerikane në Afganistan.