Ndërlidhjet

Polanski në arrest shtëpiak



Roman Polanski nga sot gjendet në arrest shtëpiak në rezidencën e tij në alpet zvicërane. Polanski nuk mund të largohet nga shtëpia derisa autoritetet zvicërane do të vendosin nëse ai do të dërgohet apo jo për gjykim në Shtetet e Bashkuara.

Regjisori 76 vjeçar, fitues i çmimit Oskar, akuzohet nga drejtësia amerikane për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur me një modele 13 vjeçare në Los Anxhelos në vitin 1977.
XS
SM
MD
LG