Afrika e Jugut nuk do ta ketë të lehtë kualifikimin pasi shorti e ka vendosur në një grup të vështirë. Mikpritësit do të jenë në të njëjtin grup me Meksikën, Francën dhe Uruguajin.
Edhe Brazili, pesë herë fitues i kupës së botës në futboll, ka rënë në një grup jo të lehtë. Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë dhe Portugalia janë ekipet e të njëjtit grup me Brazilin.
Kampionët aktual të botës, italianët duhet të jenë të kënaqur nga kundërshtarët në grup. Italia ka në grup Sllovakinë, Zelandën e Re dhe Paraguajin.
Gjermania në anën tjetër do të përballet në ndeshjet në grup me Serbinë, Ganën dhe Australinë.
Anglia duket e kënaqur nga grupi C ku gjenden edhe Shtetet e Bashkuara, Algjeria dhe Sllovenia.
Në Grupin E do të luajnë Hollanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni. Kampionët aktualë të Evropës në futboll, spanjollët janë të kënaqur me Grupin H ku luajnë Zvicra, Hondurasi dhe Kili.
Argjentina, Nigeria, Koreja e Jugut dhe Greqia do luajnë në Grupin B.
Shorti i ndeshjeve të finaleve të futbollit Afrika e Jugut 2010 u hodh sot në Afrikën e Jugut.