Ndërlidhjet

Itali: Studentja amerikane dënohet për vrasje


Studentja amerikane në Itali, Amanda Noks dhe dashnori i saj italian, Rafaelle Solecito, janë shpallur fajtor për vrasje nga një gjykatë italiane për vrasjen e studentes britanike, Meredit Kerçer.

Gjykata në Perugja e ka dënuar studenten Noks me 26 vjet burgim, ndërsa Solecito është dënuar me 25 vjet.

Vrasja ka ndodhur në vitin 2007.

Studentja e vrarë, Kerçer, banonte së bashku me të dënuarën Amanda Noks.

Ky rast, që ka zgjatur 11 muaj, ka zgjuar interesim te mediat ndërkombëptare, e veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
XS
SM
MD
LG