Ndërlidhjet

Athinë: Vendosen forca të shumta policore


Më se 6 mijë policë do të vendosen në Athinë këtë fundjavë për shkak të vlerësimeve për dhunë të mundshme në njëvjetorin e vrasjes fatale të një të riu 15 vjeçar.

Gjatë ditës së djeshme, të rinjtë anarkistë kanë sulmuar caqe policore në Athinë dhe në qytetin jugor, Korint, duke lënduar dy policë.

Vitin e kaluar, trazirat e kishin përfshirë Greqinë, për më tepër se dy javë, pas vrasjes së të riut, Aleksandros Grigoropulos.
XS
SM
MD
LG