Ndërlidhjet

Karzai do ta shpallë kabinetin e tij



Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai do ta bëjë publike përbërjen e kabinetit të tij brenda tre ditëve.

Zëdhënësi i tij tha se Karzai po zhvillon konsulta me politikanët, ekspertët dhe kryepleqtë për të dalë me një kabinet të vlefshëm për të gjithë afganët.

Karzai ka qenë nën presion të fortë nga Uashingtoni dhe aleatët e tij që të emërojë ekspertë, e jo ish komandantë të luftës.

Zëdhënësi Hamid Elmi gjithashtu tha se tashmë janë ndërmarrë përpjekjet për të filluar dialogun me talibanët e moderuar dhe për të zbatuar masat kundër korrupcionit, siç kërkon bashkësia ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG