Ndërlidhjet

Turqia nuk jep trupa shtesë për Afganistanin



Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot e përjashtoi mundësinë për më shumë trupa turke në Afganistan.

Ai i bëri këto komente para nisjes për në Uashington ku do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama.

Erdogan tha se Turqia do ta mbajë rolin aktual të trainimit të forcave afgane, por shtoi se Turqia tashmë e ka dyfishuar kontingjentin e saj në 1.750 trupa pa i kërkuar askush.
XS
SM
MD
LG