Ndërlidhjet

Rumani: Geoana prin në garën presidenciale




Agjencitë njoftojnë se ish ministri i jashtëm Mircea Geoana prin në garën presidenciale në Rumani.

Rumania votoi sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president.

Presidenti i qendrës Traian Basesku u përball me sfiduesin Geoana, i cili drejton socialdemokratët e majtë.

Të dy kandidatët pohojnë se do ta nxjerrin vendin nga kriza e rëndë politike dhe ekonomike, do ta luftojnë korrupcionin dhe ta rikthejnë besimin e opinionit.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, Basesku fitoi 32.4 % ndërsa Geoana 31 % të votave.


XS
SM
MD
LG