Ndërlidhjet

Pakistan: Tre të vrarë nga sulmi vetëvrasës


Nga një sulm vetëvrasës me bombë jashtë një gjykate në qytetin pakistanez, Peshavar, u vranë së paku pesë vetë dhe u plagosën afro 50 të tjerë.

Policia tha se sulmuesi vetëvrasës ishte përpjekur të hynte brenda gjykatës, por e aktivizoi matertialin shpërthyes në trupin e tij, kur pjesëtarët e sigurimit nuk e lejuan të hynte në gjykatë.

Kapacitetet e qeverisë dhe ato të sigurisë janë caqet kryesore të militantëve në Pakistan.

Aty kah mesi i muajit të kaluar nga një sulm vetëvrasës me bombë, afër një gjykate në Peshavar, u vranë 19 vetë.
XS
SM
MD
LG