Ndërlidhjet

Rusi: Ditë zie për viktimat në Perm


Në Rusi sot është ditë zie për viktimat e zjarrit në një klub nate në Perm.

Nga zjarri në fundjavën e kaluar, u vranë 112 vetë, ndërsa u plagosën afro 130 të tjerë. Shumë prej të plagosurve ende gjenden në spital.

Lidhur me këtë incident të rëndë, janë arrestuar katër vetë, përfshirë edhe pronarin.

Presidenti Dmitri Medvedev, ka kërkuar ashpërsimin e ligjit dhe dënime më të larta për ata që dështojnë t’i respektojnë standardet për mbrojtje nga zjarri.
XS
SM
MD
LG