Ndërlidhjet

Hagë: SHBA e Rusi përballen rreth Kosovës



Ka filluar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë seanca dëgjimore e rradhës rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Aktualisht po flet Spanja, që është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Pas Spanjës do të flasë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara. Gjatë ditës së sotme në Hagë do të flasë dhe Rusia, vend i cili e ka kundërshtuar ashpër shpalljen e pavarësisë dhe ka qenë mbështetësja më e fuqishme e Serbisë. Dita e sotme shihet dhe si një përballje e ashpër mes mbështetësve dhe kundërshtarëve më të fuqishëm të pavarësisë.

Gjatë ditës në GJND do të flasë dhe Finlanda.
XS
SM
MD
LG