Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmet me bomba 127 të vrarë


Nga një seri e sulmeve me bomba, qartas të koordinuara, sot në Bagdad, janë vrarë së paku 127 vetë, ndërsa janë plagosur më se 400 të tjerë.

Sulmi i parë vetëvrasës me makinë – bombë ndodhi kundër një patrulle të policië në lagjen Dora. Pastaj, së paku tri vetura eksploduan në qendër të Bagdadit, që për cak kishin ndërtesat zyrtare, përfshirë së paku dy ministri.

Këto ishin sulmet e para të mëdha në Bagdad, prej 25 tetorit, kur nga bombat masive në kamiona u vranë 155 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.
XS
SM
MD
LG