Ndërlidhjet

Iraku fajëson Al Kaidën për sulmet që vranë 127 vetë



Zyrtarët irakianë thanë se militantët e Al Kaidës dyshohen për lidhje me sulmet vdekjeprurëse me bomba në Bagdad që lanë 127 të vrarë dhe mbi 500 të plagosur.

Shpërthimet e djeshme ndodhën pranë ndërtesave të gjykatave, zyrave të ministrisë së Financave, pranë një postblloku të policisë dhe afër një universiteti.

Sulmet u bënë në ditën kur autoritetet e Irakut e caktuan 7 marsin si datë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun i quajti sulmet “të tmerrshme dhe të papranueshme”, ndërsa nënpresidenti amerikan Xho Bajden u ka telefonuar presidentit dhe kryeministrit të Irakut për t’i dënuar sulmet dhe për të shprehur ngushëllime.
XS
SM
MD
LG