Ndërlidhjet

Petraeus: Progresi në Afganistan – i ngadalshëm


Gjenerali Dejvid Petraeus, komandant i operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak, thotë se përkundër planifikimit të rritjes prej 30 mijë ushtarëve në Afganistan, dhuna dhe trazirat e brendshme qeveritare, me gjasë, do të shtohen në periudhë afatshkurtër.

Duke folur sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ai paralajmëroi se shtimi i trupave amerikane do të rezultoj me progres më të ngadalshëm, se sa që ishte rasti në Irak, para dy vitesh.

Ai ka kërkuar nga kongresmenët, që për strategjinë e re të luftës në Afganistan të presin së paku një vit, e pastaj ta vlerësojnë efektivitetin e saj.
XS
SM
MD
LG