Ndërlidhjet

Irak: Shtyrja e zgjedhjeve, nuk ndikon në planet amerikane


Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara thotë se vendimi i Irakut për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme për në muajin mars, e jo në janar, siç ishte paraparë, nuk do të ndikoj në planet e ushtrisë amerikane për reduktimin e trupave në 50 mijë, deri në fund të muajit gusht të vitit të ardhshëm.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morrel, këtë deklaratë e bëri gjatë udhëtimit në Afganistan, me sekretarin e mbrojtjes, Robert Gejts.

Presidenti Barak Obama ka premtuar përfundimin e operacioneve ushtarake amerikane në Irak, deri më 31 gusht 2010, ndërsa tërheqjen e plotë të forcave deri në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG