Ndërlidhjet

Rusi: Dështim i raketës së re ruse


Mediat ruse raportojnë se raketa e re ndërkontinentale e Rusisë ka dështuar gjatë një testi.

Gazetat Komersant dhe Vedomosti citojnë zyrtarë të paemëruar të mbrojtjes, që kanë thënë se raketa Bulava e lansuar nga nëndetësja kishte dështuar gjatë shkallës së tretë.

E përditshmja Vedomosti raporton se lansimi i djeshëm i kësaj rakete ishte dështimi i 9-të prej gjithsejt 13 provave të kryera.

Lansimi ka koinciduar edhe me paraqitjen e një drite të jashtëzakonshme mbi pjesën veriore të Norvegjisë.
XS
SM
MD
LG