Ndërlidhjet

Penjani pranon nevojën e bisedimeve



I dërguari amerikan për Korenë e Veriut tha se të dyja palët kanë rënë dakord për nevojën e rifillimit të bisedimeve për çarmatimin bërthamor.

“Besoj se kjo vizitë dhe bisedat që pata në Penjan ishin shumë të dobishme. Ishim në gjendje të shkëmbenim qëndrimet në mënyrë të hapur dhe profesionale”, tha diplomati amerikan Stefën Bosuorth.

Por ai shtoi se nuk ishte qartë kur Koreja e Veriut do t’i kthehej bisedimeve gjashtëpalëshe.
XS
SM
MD
LG