Shtetet e Bashkuara dhe Rusia së shpejti do të përmbyllin diskutimet për paktin e ri për zvogëlimin e armatimit, njoftoi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Marrëveshja në këtë fushë e nënshkruar në vitin 1991 përfundoi më 5 dhjetor të këtij viti.
Klinton theksoi se po shënohej përparim në këtë drejtim, derisa burimet ruse kanë kërkuar durim.