Ndërlidhjet

SHBA: Bankari dhe avokati zviceran shpallen në kërkim



Gjykatësi federal në SHBA i ka shpallur persona në kërkim dhe të arratisur një bankar zviceran dhe avokatin e tij, të cilët kërkohen për mashtrim.

Bankari Hansrudi Shumaher dhe Matias Rikenbah akuzohen se kanë komplotuar mashtrim në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët thanë se ata i kanë ndihmuar qytetarët amerikanë që të shmangin taksat, duke i deponuar asetet e tyre në bankat e Zvicrës, përfshirë "Union Bank" dhe "Neue Zuercher Bank".

Nëse shpallen fajtorë, të dy këta mund të dënohen deri me 5 vjet burg.
XS
SM
MD
LG