Presidenti amerikan, Barak Obama dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev kanë biseduar të shtunën lidhur me marrëveshjen e re mbi çarmatimin bërthamor. Pakti, që ishte në fuqi deri në 5 dhjetor, do të zëvendësohet me një pakt të ri, për të cilin janë marrë vesh në parim Uashingtoni dhe Moska.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se është shënuar përparim në bisedime.