Ndërlidhjet

Petreus: Al Kaida në Irak ka ndryshuar strategji



Kreu i komandës qëndrore të ushtrisë amerikane, gjeneral Dejvid Petreus, tha se Al Kaida në Irak ka ndryshuar taktikat. Ndryshimet erdhën si pasojë e fushatës së suksesshme të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara për të shkatërruar aftësitë e rrjetit terrorist.

Petreus theksoi se numri i vullnetarëve të huaj, që i bashkohen Al Kaidës në Irak, është shumë më i vogël se më parë. Numri i militantëve që hyjnë nga Siria është zvogëluar nga 110, që ishte numri maksimal i hyrjeve në 10 në muaj, theksoi gjenerali amerikan.

Ai shtoi se grupi terrorist tashmë ka kaluar në sulme më të rralla, por më vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG