Ndërlidhjet

Turkmeni: U inaugurua gazjellësi për në Kinë


Presidentët e Kinës dhe të tri vendeve të Azisë Qendrore, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë me të cilën u shënua fillimi i punës së gazsjellësit për furnizim të Kinës me gaz natyror.

Gazsjellësi niset nga pjesa lindore e Turkmenisë, kalon nëpër Uzbekistan dhe Kazakistan dhe përfundon në rajonin veriperëndimor Kjinsjiang të Kinës.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidentët Hu Jintao (Kinë), Gurbanguly Berdymuhamedov (Turkmeni), Nursultan Nazarbajev (Kazakistan) dhe Islam Karimov (Uzbekistan).
XS
SM
MD
LG