Ndërlidhjet

Çavez: SHBA-të kërcënohen për lidhjet me Iranin


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, thotë se tërheqja e vërejtjes na ana e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, për vendet e Amerikës Latine, lidhur me lidhjet e tyre me Iranin, ishte “një kërcënim i hapur”, veçanërisht ndaj vendit të tij dhe Bolivisë.

Gjatë një tubimi të liderëve majtistë në Kubë, zoti Çavez tha se fjalët e zonjës Klinton, ishin “shenja të qarta të një ofensive imperialiste”, që në shënjestër kishte “forcat progresive”, siç u shpreh ai, në Amerikën Latine.

Javën e kaluar, Hillari Klinton u kishte tërhequr vërejtjen vendeve të Amerikës Latine, që të mos involvohen shumë me Iranin, duke thënë se kjo gjë ishte “me të vërtetë një ide e keqe”, që mund të ketë konsekuenca për ato vende.
XS
SM
MD
LG