Presidenti francez ka bërë të ditura detajet rreth programit të qeverisë në vlerë prej 35 miliardë eurosh. Pjesa dërrmuese e fondit do të shkojë për universitetet franceze, derisa një pjesë e tij do të përdoret në fusha si makinat elektrike apo ato që kanë të bëjnë me energjinë e rinovueshme.
“Duhet ta përgatisim vendin për sfidat e së ardhmes, në mënyrë që Franca të përfitojë nga rimëkëmbja”, tha Sarkozi.