Ndërlidhjet

Ban: Koha po kalon, veproni



“Koha po kalon”, ka tërhequr vërejtjen Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun. Thirrja e Mun i shkon udhëheqësve botërorë të mbledhur në Kopenhagë, ku po diskutohen ndryshimet klimatike.

Ai tha se duhen dyfishuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje deri në fund të javës.

Gjatë ditës përfaqësuesit e grupit të vendeve në zhvillim janë larguar nga grupet punuese. Ata kërkojnë nga vendet e pasura të angazhohen për më shumë fonde që do të mundësonin zvogëlimin dioksidit të karbonit të lëshuar në ajër. Përfaqësuesit e grupit të vendeve në zhvillim kanë thënë se nuk do të ketë kthim në grupet e punës pa angazhime të reja nga vendet e pasura.

Takimi i organizuar nga OKB-ja synon arritjen e një marrëveshje globale për të përballuar sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
XS
SM
MD
LG