Presidenti Barak Obama është takuar me drejtuesit e bankave kryesore amerikane. Obama ka kërkuar nga bankierët që të mbështesin planet e tij për sistemin financiar të vendit.
Citigroup, një nga banakat që u mbështet nga qeveria për të kaluar krizën, tha se do t’i kthejë 20 miliardë dollarët e ndihmës që të reduktojë ndikimin e qeverisë.