Ndërlidhjet

Admirali amerikan, Mark Ficxherald, në Kosovë


Komandanti i Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali Mark Ficxherald, viziton sot Kosovën.

Me komandantin e KFOR-it, general-lejtnant Markus Bentler, admirali amerikan, i cili aktualisht është edhe përgjegjës për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe, pritet të diskutojë zbatimin e planit për reduktimin e forcave paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it.

Në këtë frymë ishte edhe vizita e javës së kaluar e komandantit Suprem të Aleancës Veri-atlantike për Evropë, admiralit Xhejms Stavridis, i cili pati deklaruar se nga janari i vitit të ardhshëm, efektivet e paqeruajtësve të KFOR-it do të reduktohen në 10 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG