Ndërlidhjet

KNKK i ka vizituar të rrëmbyerit që mbahen nga talibanët


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka njoftuar se i ka vizituar të burgosurit, që mbahen nga talibanët në Afganistan.

Nëpërmjet të një kumtese, KNKK-ja tha se u ishte lejuar që të vizitojnë tre anëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit, që janë zënë nga talibanët në provincën Bagdis, në fund të muajit të kaluar.

Udhëheqësi i zyrës së KNKK në Kabul, Reto Stoker, tha se “kjo ishte hera e parë prej fillimit të konfliktit aktual, që KNKK-ja ka vizituar njerëzit e burgosur nga opozita e armatosur”. Ai e ka përshëndetur këtë zhvillim.
XS
SM
MD
LG