Ndërlidhjet

NATO: Rasmusen viziton Rusinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, sot arrinë për vizitë në Moskë.

Kërkesa e NATO-s për mbështetje për operacionet problematike në Afganitsan, me gjasë do të jetë tema kryesore e takimeve të tij me zyrtarë më të lartë rusë.

Poashtu, pritet të diskutohet edhe për planet për mbrojtje raketore dhe për propozimet e Rusisë për një arkitekturë të re të sigurisë evropiane.

Nga analistët, vizita është vlerësuar si një hap kritik në ripërtritjen e besimit, pas luftës së Rusisë kundër Gjerogjisë, vitin e kaluar, që shkaktoi ngrirjen e lidhjeve.

Sekretari Rasmusen pritet të takohet me presidentin Medvedev dhe me kryeministrin Putin.
XS
SM
MD
LG