Ndërlidhjet

Pakistan: 20 të vrarë nga një shpërthim


Zyrtarë lokalë thonë se nga një shpërthim në pjesën qendrore të Pakistanit janë vrarë së paku 15 vetë dhe janë plagosur më se 50 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në një treg afër shtëpisë së një politikani rajonal në qytetin Dera Ghazi Khan, në provincën Punxhab.

Një shef lokal i policisë tha se duket se shpërthimi ishte shkaktuar nga një makinë – bombë.

Prej muajit tetor të këtij viti, nga një varg i sulmeve vetëvrasëse dhe nga ato me bomba në Paskistan, janë vrarë më se 500 vetë.
XS
SM
MD
LG