Ndërlidhjet

Ballkan: Mbështetet integrimi i Maqedonisë në NATO


Vendet nënshkruese të Kartës së Adriatikut në mënyrë unike sot e kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për pranim në NATO. Integrimin e këtij vendi në aleancën veri-atlantike e pat penguar vetoja e Greqisë.

Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia e kanë nënshkruar Kartën e Adriatikut me Shtetet e Bashkuara në Tiranë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2008 në këtë program janë përfshirë Bosnjë Hercegovina dhe Mali i Zi.

Shqipëria dhe Kroacia tashmë janë anëtare të NATO-s, Mali i Zi është në programin aksional për anëtarësim, ndërsa këtë rrugë po e ndjek edhe Bosnjë Hercegovina.

“E përsërisim mbështetjen tonë të plotë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO në të ardhmen e afërt, të vetëdijshëm se ky integrim do t’i kontribuoj paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet, pos tjerash, në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të pesë vendeve, nënshkruese të Kartës së Adriatikut, pas takimit në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG