Ndërlidhjet

Iran: Tubime të studentëve pro dhe anti qeverisë


Në Universitetin e Teheranit sot janë mbajtur tubime të studentëve pro qeverisë dhe pro opozitës.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, raportoi se afro 700 studentë pro qeverisë protestuan kundër “fyerjes” ndaj themeluesit të ndjerë të Republiksë Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, gjatë protestave të opzitës më 7 dhjetor.

Në një faqe të reformisëtve në internet, është raportuar se qindra studentë pro opozitës poashtu kanë demonstruar. Ata kishin bartur fotografi të Khomeinit dhe të liderit opozitar, Mir Hosein Musavi.
XS
SM
MD
LG