Ndërlidhjet

Çmimi Saharov iu nda grupit rus "Memorial"



Parlamenti Evropian i dorëzoi çmimin më të madh për të drejtat e njeriut, çmimin Saharov, grupit rus për të drejtat e njeriut “Memorial”.

Duke pranuar çmimin në Strasburg, Sergei Kovalov nga grupi "Memorial", tha se ky është shpërblim për të gjithë aktivistët e të drejtave të njeriut në Rusi.

Çmimi që mban emrin e shkencëtarit dhe disidentit rus Andrei Saharov, u krijua në 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individë apo organizata që punojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG