Ndërlidhjet

Kopenhagë: Kundërthënie mes të pasurve e të varfërve



Bisedimet në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike në Kopenhagë kanë ngecur, ndërkohë që liderët e Afrikës dhe Amerikës Latine i adresuan mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve të varfëra dhe të pasura.

Presidenti i Senegalit Abdulaje Vade i akuzoi vendet e pasura për mospërmbushje të premtimeve të tyre.

Presidenti i Bolivisë Evo Morales dhe homologu i tij nga Venecuela, Hugo Çavez, i akuzuan vendet e pasura se po krijijnë "diktaturë imperialiste botërore".

Ministri gjerman i Mjedisit, Nobert Roetgen tha se grupi i kufizuar i 25 vendeve, përfshirë Britania, Gjermania dhe katër vende tjera evropiane, po diskutojnë për ta tejkaluar ngecjen.

Bisedimet gjithashtu hasën në vështirësi procedurale pasi organizatorët u detyruan të lëshojnë një deklaratë, ku i përgënjeshtruan raportet e disa mediave se kryesuesja e konferencës, ministreja daneze Koni Hedegard ka dhënë dorëheqje.

Ndërkohë, policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qindra protestuesit, të cilët u përpoqën të marshojnë drejt vendit ku mbahet konferenca. Policia tha se ka arrestuar rreth 250 protestues.
XS
SM
MD
LG