Ndërlidhjet

SHBA: Korea e Veriut ta adresojë programin bërthamor



Emisari amerikan për Korenë e Veriut tha se çdo bisedim i ardhshëm për çarmatim do të duhet të merret me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Stefen Bosuorth u tha gazetarëve se Korea Veriore e ka vënë çështjen në tavolinë duke e pranuar programin për pasurimin e uraniumit, i cili atyre ua mundëson mënyrën e dytë për të bërë bombën bërthamore.

Bosuorth tha se javën e kaluar udhëtoi në Phenian në përpjekje për të bindur vendin që t’u krhehet bisedimeve bërthamore.

Zyrtarët amerikanë thonë se Bosuorth i ka dorëzuar një letër personale liderit Kim Xhong Il të shkruar nga presidenti Barak Obama.

Bosuorth nuk e konfirmoi letrën, por tha se ai nuk ka sjellë prapa asnjë porosi nga Kim dhe se nuk e ka takuar atë.
XS
SM
MD
LG