Ndërlidhjet

Meksikë: Vritet shefi i narkomafisë në Meksikë


Një nga udhëheqësit më të kërkuar të narkomafisë në Meksikë, Arturo Beltran Leiva, është vrarë gjatë një konflikti me marinsat në vendin Kuernavaki, kanë bërë të ditur zyrtarët në kryeqendrën e Meksikës.
Nga emërimi në postin e shefit të shtetit, kryetari Felip Kalderon, në luftën kundër narkomafisë ka angazhuar rreth 45 mijë ushtarë.
Agjencia amerikane për luftën kundër drogës (DEA) ka bërë të ditur se karteli i Beltran Leivës është organizata kryesore për shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG