Ndërlidhjet

Tiranë: Vijnë vaksinat e para kundër H1N1



Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se sot mbërrin kontigjenti i parë i vaksinave kundër virusit H1N1. Grupet e para që do të vaksinohen janë personeli mjekësor, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 1-5 vjeçare dhe të sëmurët kronikë.

10 mijë vaksinat e para vijnë nga Hungaria.

Gjatë kësaj jave Gjermania dhe Spanja raportuan se do të kthejnë sasi të mëdha vaksinash tek prodhuesit, pasi ka pasur interesim të ulët të marrjes së kësaj vaksine nga publiku. Interesimi i ulët lidhet me dyshimet për efektet anësore të kësaj vaksine.
XS
SM
MD
LG