Ndërlidhjet

Serbi: Ankesë lidhur me rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi


Prokurori i Serbisë për krime të luftës, ka ushtruar ankesë kundër vendimit për lirimin e dy ish policëve, lidhur me vrasjen me ekzekutim të tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë.

Zyra e prokurorit tha sot se gjatë procesit gjyqësor ka pasur shkelje të procedurës dhe se faktet në këtë rast janë vlerësuar në mënyrë të gabueshme dhe jo të plotë.

Në muajin shtator një gjykatë në Beograd ka liruar dy ish policë, të akuzuar se vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, i kanë dorëzuar te policia speciale e Serbisë, e cila i ka ekzekutuar ata në qershor të vitit 1999.
XS
SM
MD
LG