Ndërlidhjet

Hagë: Gjykata e ndihmon Karaxhiqin me fond shtesë


Presidenti i Gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës, Partik Robinson, i ka dhënë Radovan Karaxhiqit, fonde shtesë për mbrojtjen e tij kundër akuzave për mizori gjatë luftës në Bosnjë.

Zoti Robinson tha se për këtë çështje Karaxhiqit do t’i lejohen 165 mijë euro.

Procesi gjyqësor kundër ish liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, që është i akuzuar për krime të luftës dhe gjenocid, ka filluar në muajin tetor, por i akuzuari i kishte bojkotuar seancat duke thënë se nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme për përgatitje.

Parashihet që procesi do të vazhdoj më 1 mars të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG