Ndërlidhjet

Kamboxhë: Ish lideri akuzohet për gjenocid


Tribunali i Kombeve të Bashkuara për Kamboxhën e ka akuzuar ish liderin e regjimit Kmer Ruzhë, Khieu Samphan, për gjenocid.

Ish lideri 78 vjeçar është i akuzuar lidhur me masakrat ndaj vietnamezëve të Kamboxhës dhe minoriteteve myslimane gjatë pushtetit Kmer Ruzhë në vitet 1975-1979.

Ai është lideri i tretë i këtij regjimi që akuzohet për gjencid kërë javë, pas ideologut kryesor, Nuon Çea dhe ish ministrit të jashtëm, Ieng Sari.

Të tre këta janë akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Mendohet se afro 2 milionë njerëz kanë vdekur nën regjimin Kmer Ruzhë.
XS
SM
MD
LG