Policia thotë se një pedofil i dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Belgjikës, është arrestuar në Kosovë.
Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, tha se 30 vjeçari nga Belgjika ishte arrestuar dje në Prishtinë për akte të “abuzimit seksual të të miturve”.
Sipas zëdhënësit Beka, autoritetet e Belgjikës kishin lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për këtë person, i cili dyshohet se ka kryer afro 30 keqtrajtime seksuale.
Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i njohur, por policia thotë se ai ka punuar si menagjer në një rrjet ndërkombëtar të vullnetarëve, që ka ngritur qendra mësimi për fëmijët në Kosovë.