Ndërlidhjet

Bagdad:Tërhiqen forcat iraniane


Forcat irakiane pjesërisht janë tërhequr nga vendburimi kontestues i naftës në teritorin e Irakut, kanë bërë të ditur autoritetet në Bagdad.
Zëdhënësi i qeverisë, Ali Al Dabag, ka thënë se një grup i ushtarëve iranian, që javën e kaluar kishte marrë kontrollin mbi një vendburim nafte në vendin kufitar Faka, është larguar, ndonëse ende gjendet në territorin e Irakut.
Në kontekstin e kësaj krize, ministri iranian i punëve të Jashtme, Manuçer Motaki, dhe homologu i tij nga Iraku, Hoshier Zabari, mbrëmë përmes një bisede telefonike kanë vënë në pah nevojën e takimit për të “realizuar marrëveshjet bilaterale kufitare”.
XS
SM
MD
LG